ајде некој нека преведе..смешно изгледа превод преку гугл транслате.Ова е од пронто мк од фејс
Kush po tallet me ish ushtarët e UÇK-së
Pas përfundimit të luftës së vitit 2001 në Maqedoni, në skenë u parqitën të atillë që nuk zgjodhën mjete për të zhvilluar luftë me qëllim të arritjes së pushtetit. Ishin aq shumë të verbuar pas pushtetit saqë nuk kursyen asgjë nga vlerat tona të larta.
Një rast të këtillë e kemi edhe në rastin e formimit të SHVL -UÇK të Maqedonisë. Shumë gjëra të cilat deri para një viti ishin të panjohura edhe për një pjesë të politikanve në Maqedoni, tanimë falë përgjimeve, shumë gjëra u bënë të njohura edhe për opinionin më të gjërë.
Është e vërtetuar se kryetari i BDI-s Ali Ahmeti ka qenë një prej atyre që i është ngutur për ta regjistruar SHVL -UÇK pran Gjykatës në Maqedoni, por habit fakti kur të dëgjosh se z. Ahmeti gjatë vitit 2002, pa u konsultuar me ndonjë nga komandantët, në krye të Organizatës cakton dajën e vet Fazli Veliun. Parashtrohet pyetja: Cili ishte roli i deritanishëm i SHVL -UÇK në Maqedoni?
Që nga viti 2002 e këndej, BDI ishte vazhdimisht pjesë e qeverisë (përjashto 18 muaj kur PDSH ishte në bashkqeverisje me VMRO-në), vet Fazli Veliu disa vite ishte deputet i BDI-së, megithkëtë, vazhdimisht kanë ndodhur burgosje të ish ushtarëve të UÇK -së, vrasje dhe presione familjarëve të tyre. Heshtën të gjithë, edhe BDI e Ali Ahmetit edhe SHVL e Fazli Veliut, dhe kjo heshtje, në një formë lexohet se ishin në vij të njëjtë me politikat maqedone kundër djemve që sakrifikuan për ideale të larta e jo për karrierë.
A nuk habit fakti se BDI assesi të propozon ligj për veteranët e luftës, a nuk flet kjo se BDI dhe Ali Ahmeti formuan SHVL -UÇK-në dhe aty vendosi një të afërm të tij sa për të mos lënë hapësirë dikuj tjetër t'i shkaktoj kokëqarje!?
Gjat një bisede telefonike mes kryetarit të BDI-së Ali Ameti dhe zv.kryeministrit të Maqedonisë për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferit, bëhet shum e qartë se ata flasin në formë nënçmuese ndaj SHVL -UÇK dhe kryetarit të saj të vetshpallur, Fazli Veliut.
Biseda e më poshtme mes z.Ahmetit dhe z.Xhaferit, mes tjerash na dëshmon se edhe sa të pacipë janë këta dy drejtues të fatit të shqiptarve në Iliridë. Ndiqni linkun: